Dy aksidente me 9 të plagosur në Lushnjë! “Range Rover” përplaset me trafikndarësen, merr flakë

27/04/2025 22:38

Dy aksidente me nëntë të plagosur dhe përfshirjen e katër automjeteve ndodhën përgjatë së dielës në Lushnjë.

Aksidenti i parë i rëndë u regjistrua në Bay Pasin Pluk- Savër ku një mjet tip range Rover me targa  AV 674 doli nga rruga, duke u përplasur me trafikndarësen dhe më pas shpërtheu në flakë.

Si pasojë e përplasjes u plagosën 5 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë. Sipas burimeve policore në automjet udhëtonin Alfred, Ramis, Akile, Valbona dhe Besard Krasniqi.

Ata ndodhen në spitalin e Lushnjes dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore. Shkak për përplasjen dyshohet të jetë bërë shpejtësia mbi normën e lejuar dhe lagështia në rrugë. Ky aks rrugor është problematik për drejtuesit e mjeteve sa herë bie shi, sepse mban ujë

Aksidenti i dytë ndodhi në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Tre mjete u përplasën në seri por fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Katër persona janë transportuar në spitalin e Lushnjes për ekzaminime shëndetësore. Sipas të dhënave të para dyshohet se një prej mjeteve  ka përplasur mjetin që ishte para tij në pamundësi të frenonte për shkak të lagështirës, por edhe ky u përplas nga pas nga një tjetër mjet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta