“Bëhuni ndërtues urash”/ Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e shenjtë 07/11 19:31
Autoritetet ruse kanë arrestuar një person të përshkruar si “agjent i shërbimeve speciale ukrainase” në lidhje me një shpërthim makine që vrau gjeneralin rus Yaroslav Moskalik të premten, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS.
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë publikoi një video të arrestimit të burrit dhe pretendoi se ai kishte blerë makinën që shpërtheu në Balashikha, më pak se 20 milje në lindje të Moskës, raportoi TASS.
FSB e akuzoi atë për vendosjen e pajisjes shpërthyese, por tha se ajo u shpërthye nga Ukraina, sipas TASS.
Top Channel