
Vatikani ka publikuar detaje të reja mbi ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut, duke përshkruar momentet e fundit të një figure që la gjurmë të thella në historinë moderne të Kishës Katolike.
Sipas zyrtarëve të Vatikanit, Papa Françesku është varrosur në një zonë të veçantë brenda Bazilikës së Shën Marisë Major, një vend me domethënie të veçantë shpirtërore për të.
Trupi i tij është vendosur “në rreshtin anësor, midis Kapelës Pauline, ku ndodhet ikona e dashur e Zojës ‘Salus Populi Romani’, dhe Kapelës Sforza”.
Ceremonia e varrimit nisi me këndimin e katër psalmeve, duke krijuar një atmosferë të qetë dhe përqendruar, e ndjekur nga një lutje e fundit për shpirtrat e udhëheqësve të shenjtë.
Më pas, arkivoli i Papës u vendos në varr dhe u bekua me ujë të shenjtë, ndërsa kori këndoi himnin tradicional Regina Caeli, një lutje që zakonisht lidhet me kremtimin e Pashkës dhe gëzimin e ringjalljes.
Top Channel