Fjalori i madh i gjuhës shqipe/ 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish 14/01 19:58
Ka startuar në Elbasan Maratona Rinore, aktiviteti i cili synon zbulimin e talenteve të reja.
I ideuar dhe konkretizuar po në Elbasan rreth 29 vite më parë maratona elektrizon të rinjtë e gjimnazeve dhe krijon mes tyre një konkurrencë të fortë e të bukur artistike.
Në një teatër të mbushur plot, skena duket është e vetmja që ka aftësinë të mundë rrjetet sociale apo kafenetë.
Maratona Rinore e Elbasanit ka identifikuar talente të cilët sot kanë pushtuar skenat kombëtare dhe jo vetëm. Në të marrin pjesë të rinjtë e talentuar në këngë, kërcim, aktrim, modeling etj.
Top Channel