
Çifti Egli dhe Gjesti janë përballur sot në “Post Big Brother VIP” me pretendimet plr lidhje jashtë shtëpisë, me persona të ndryshëm.
Egli ka sqaruar se kush është djali me të cilin pretendohet se ajo ka qenë e lidhur në momentin që është bërë pjesë e rrugëtimit të BBV.
Ndër të tjera, banorja u shpreh se përse i ka bërë unfollow motrës së Gjestit.
“Profili im menaxhohet nga njerëz të tjerë, janë bërl njerëz që nuk më kanë follow. Motra e Gjestit nuk më kishte follow, se di përse. Mua më vjen mirë që mund t’i sqaroj të gjitha, prindërit e Gjestit i kam uruar për fitoren e djalit. Jam përqafuar me mamin dhe babin e Gjestit.
Pikë së pari në ditën e daljes nga shtëpia jam takuar me disa persona. “Eglo kam shpifur për ty, kam thënë shpifësira…”. Kunati im në intervistë ka kërkuar që të hapen kamerat. Kur kam ardhur këtu kam ardhur me makinën time kam qenë vetë shofere, nuk kam ardhur e shoqëruar nga një djalë.
Mario ka qenë instruktori i kunatit tim, ky është i vetëm kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste BBV. Unë jam ushtruar për një farë kohe në palestrën që ka qenë Mario. Por më pas jam larguar”, tha Egli.
Top Channel