Një aksident është regjistruar në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me muret në anë të një karburanti.

Mësohet se një person është dërguar në spitalin e Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi:

Maliq/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht, shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta