
Adresa internet që përfundojnë më domeinin .al, të lejuara të operojnë nga autoritet përkatëse të Shqipërisë, po bëjnë “kërdinë”, pasi po përdoren në nivel global për të abuzuar seksualisht me fëmijët dhe për të shpërndarë materiale me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj të miturve.
Adresa internet që përfundojnë më domeinin .al, të lejuara të operojnë nga autoritet përkatëse të Shqipërisë, po bëjnë “kërdinë”, pasi po përdoren në nivel global për të abuzuar seksualisht me fëmijët dhe për të shpërndarë materiale me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj të miturve.
“Ne na janë raportuar nga disa vende të botës, përfshirë Australinë për adresa që përfundojnë me .al dhe janë 16 adresa të tilla, të identifikuara tashmë, të raportuar të gjitha pranë AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) dhe pranë Policisë së Shtetit. Fëmijët janë përgjitësisht nga Azia, një faqe rezulton që përdoret në Bullgari, ndërsa të gjithë faqet janë të licensuara nga AKEP-i, pra nga autoritetet shqiptare.
AKEP-i është i vetmi institucion i pavarur në varësi të Parlamentit, I cili ka të drejtë të japë adresa, pra AKEP-i është ai që u ka dhënë të drejtën këtyre pedofilëve, abuzuesve seksualë të fëmijëve që t’i hapin këto adresa. Në këtë kuadër ne i kemi kërkuar AKEP-it që siç i ka dhënë lejet për të hapur këto adresa, ashtu ka edhe të drejtën për t’i mbyllur. Ata na janë përgjigjur që përsa kohë nuk ka viktima në Shqipëri, AKEP-i e ka të pamundur t’i mbyllë.
Absurditeti qëndron në faktin që fëmijët që nuk janë shqiptarë mund të abuzohen dhe për këtë qëllim mund të përdoren adresa shqiptare. Por e vërteta është që nuk ka rëndësi se ku dhe nga janë fëmijët, ata duhen mbrojtur kushdo që të jetë dhe kjo është e përkufizuar edhe në Kushtetutën e Shqipërisë.
Ne I jemi drejtuar AKEP-it në lidhje me këtë skandal që nga korriku i vitit të shkuar, por ende asnjë masë nuk është marrë. Në vendet e BE-së faqja mbyllet automatikisht dhe nga ana tjetër, personat, kompanitë që e kanë hapur faqen, ndiqen penalisht”, tha Altin Hazizaj-Qendra për të Drejtat e Fëmijëve.
Top Channel