
Kreu i Partisë i Demokratike Sali Berisha ka komentuar deklaratat e Ilir Vrenozit për Edi Ramën në fushatat e tij.
Kryedemokrati shprehet se Vrenozi bëri një betejë si ajo e “Davidit me Goliathin” dhe se e turpëroi kryeministrin.
“Janë dy gjëra të pakrahasueshme. Basha u vendos në funksion të tij njësoj si brava me çelësin. Ndërsa Ilir Vrenozi ishte epik. Ai zhvilloi një betejë si Davidi me Goliathin. E kllaposi. E kllaposi Ramën. E dërrmoi. Mos e pyet. Nuk ka marrë kush përgjigje publike më të trishtë dhe më poshtëruese se shkon me atë banalitetin anadollak që do e blejë atë. Ai i dha një përgjigje, po kujt t’ia japësh?! Duhet të kesh turp që të turpërohesh.
Vrenozi është faktikisht star-i i kësaj fushate, sepse Vrenozi përfaqëson qytetarin me hallet e tij që nuk shitet. Imagjino se çfarë oferte do i bënte Rama nëse do i shkonte në atë podcast-in e tij.. Kështu që Vrenozi është star-i i kësaj fushate. Ramën e poshtëroi, për aq sa e ndjen Rama poshtërimin”, tha Berisha ndër të tjera.
Top Channel