Shkoi të shikonte sahatin e dritave në lokalin e 38-vjeçarit/ Qytetari godet me sende të forta punonjësen e OSHEE-së

25/04/2025 17:49

Një punonjëse e OSHEE-së është dhunuar me sende të forta nga një qytetar gjatë detyrës.

S. C., 38 vjeç, banues në Tiranë është shpallur në kërkim.

Ky shtetas, me datë 25.04,2025, rreth orës 13:00, dyshohet se ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës shtetasen R. H., 37 vjeçe, punonjëse e OSHEE-së e cila kishte shkuar për të parë sahatin e dritave në lokalin që 38-vjeçari posedon në rrugën ‘’Artan Lenja’’.

Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta