“Po diskutojmë për industri ushtarake në Shkodër”, takimi me bizneset e vogla, Rama: Deri në 2029 taksa do vijojë të jetë zero!

25/04/2025 14:58

Në takimin e mbajtur sot me bizneset e vogla në Shkodër, kreu i qeverisë tha se janë në diskutime që në këtë qytet të sillen elementë të industrisë ushtarake.

“Jemi në diskutime për të sjellë edhe një element të industrisë ushtarake në Shkodër, në periferi, që do të ishte mirë për punësimin, por edhe për profesionistët e rinj sepse nëse për industri ne kemi një ekstrem nga njëra anë të historisë së tranzicionit që ishin fasonët, industria ushtarake është ekstremi tjetër sa i përket nivelit të përgatitjes dhe shpërblimeve për punonjësit”, tha Rama.

Rama theksoi edhe një herë se deri në vitin 2029, biznes i vogël do të jetë me taksa zero.

“Deri në 2029 do të qëndrojë zero. Po t’i bësh llogaritë janë një shumë e konsiderueshme, rreth 700 mln euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk janë marrë në arkën e shtetit. Pa llogaritur 140 mln euro në vit që i janë lënë punonjësve me ndryshimin e regjimit fiskal nga taksa e sheshtë me 10 përqind në atë progresive. Do të vazhdojmë kështu me biznesin e vogël, edhe tavanin s’e prekim. Edhe sistemi do të mbetet njësoj, deri në 100 mijë euro do të jetë pa TVSH, mbi 100 mijë euro fillon TVSH”, tha kreu i PS.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta