Ndihmoi autorin që goditi punonjësen e OSHEE-së të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari në Tiranë

25/04/2025 21:51

30-vjeçari i cili ndihmoi autorin e plagosjes së punonjëses së OSHEE-së është vënë në pranga këtë mbrëmje.

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin S. C., 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit, ndërsa është sekuestruar automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta