Një konflikt i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me plagosje në lagjen Sulaj të Cakranit, disa minuta më parë

Sipas burimeve nga infermierët e qendrës shëndetësore të Cakranit dhe burime policore, të dy të rinjtë janë përfshirë në një përleshje fizike ku janë goditur me sende të forta.

Të plagosurit kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe pas ndihmës së parë të marrë në qendrën shëndetësore të zonës, janë transportuar me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit të Fierit.

Sipas burimeve paraprake, ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e konfliktit ende nuk janë bërë të ditura dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta