Begaj dhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare nderojnë Papa Françeskun, u bashkohet edhe kardinali shqiptar Ernest Simoni

25/04/2025 17:28

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj kreu sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan,

Në ceremoni morën pjesë drejtues shtetesh, klerikë dhe besimtarë nga e gjithë bota.

Gjatë homazheve për Atin e Shenjtë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shoqërohej nga pesë përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare, atij mysliman, ortodoks, katolik, bektashi dhe ungjillor, një dëshmi e vëllazërisë mes besimeve dhe tolerancës fetare, të cilën Papa Françesku e ka çmuar edhe gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Në ceremoninë e nderimit të Papa Françeskut, krah Presidentit të Republikës ishin Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kardinali Ernest Simoni, Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale, Fortlumturia e Tij, Joan Pelushi, Kreu i Kishës Katolike, Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvi i Kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja, Ergest Biti, Kryetar i Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë e të tjerë.

Krah Begajt ishte edhe Presidentja e Kosovës dhe kardinali shqiptar Ernest Simoni.

“Bashkë, për të nderuar Papa Françeskun. Nderojmë kujtimin e Shenjtërisë së Tij, që na la një trashëgimi shpirtërore dhe morale për ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe të jetësojmë vizionin e tij për drejtësinë, solidaritetin dhe paqen”, ka shkruar Presidenti krahas fotos.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta