Berisha në Himarë: Rama përdori drejtësinë për të arrestuar Belerin pasi nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij

24/04/2025 12:03

Nga Himara, kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza ndaj kryeministrin Edi Rama se ‘përdori drejtësinë për të arrestuar Fredi Belerin’.

Më i keqi se të gjithë është armiku i brendshëm që të grabit lirinë, tha Berisha, duke folur për kryeministrin.

“Askush nuk ka qëndruar ndaj të keqes, sikurse keni qëndruar ju, himariotët. Qëndresa e Himarës është një faqe e lavdishme në historinë e njeriut, në betejën me të keqe dhe ju të tillë keni qenë në të gjitha kohërat.

Ta marrë vesh edhe Edi Rama. Përgjigjen që meritonte Rama ia dha Himara me Fredi Belerin. Miqtë e mi, Donald Trump në fushatën e tij elektorale u tha amerikanëve se një rrezik më i madh për amerikanët se sa fuqia e kinës apo Rusisë, është armiku i brendshëm.

Në Shqipëri armiku ishte ai që përdori drejtësinë për të marrë mandatet e të zgjedhurve tuaj, pasi bëri gjithçka që ju të mos e votonit dhe atëherë si frikacak përdori drejtësinë për t’i marrë mandatin të zgjedhurit tuaj, për t’ia grabitur. Prokurorët dhe gjykatësit e kontrolluar prej tij nuk e lejuan Belerin të vinte të bënte betimin dhe shkaku ishte vetëm një, se Beleri nuk pranoi të kandidonte për partinë e tij, se tha jam i djathtë dhe kam parimet e mia.

Ndaj dhe unë e nisa fjalën time se më i keqi se të gjithë është armiku i brendshëm që të grabit lirinë. Çfarë i mbetet një njeriu të lirë?”

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta