
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, tha se ai është i gatshëm që të vizitojë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë për bisedime për programin bërthamor të shtetit të tij.
Teherani së voni ka rihapur bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara, duke zhvilluar dy runde bisedimesh, të ndërmjetësuara nga Omani. Rundi i tretë pritet të mbahet të shtunën në Oman.
Gjermania, Franca dhe Britania, së bashku me SHBA-në, janë shtetet që ishin nënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015, që i lehtësoi sanksionet ndërkombëtare ndaj Teheranit, në këmbim të frenimit të programit bërthamor të Iranit. Por, marrëveshja u prish pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja më 2018.
“Pas konsultimeve të mia të fundit në Moskë dhe Pekin, jam i gatshëm të ndërmarr hapin e parë me vizita në Paris, Berlin dhe Londër”, shkroi Araghchi në X, duke shtuar se ai është i hapur për bisedime “jo vetëm për çështje bërthamore, por për çdo fushë tjetër me interes dhe shqetësim të përbashkët”.
Araghchi ishte në Kinë një ditë më parë ku u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi, para bisedimeve të së shtunës me SHBA-në.
Javën e kaluar ai vizitoi Moskën për bisedime të ngjashme. Atje ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.
Araghchi shprehu kënaqësi për nivelin e bashkëpunimit me aleatët, Kinën dhe Rusisë, por tha të enjten se marrëdhëniet me tre fuqitë evropiane, ose E3 (Franca, Gjermania dhe Britania), “aktualisht janë në rënie”.
Ai shtoi se “tani topi është në fushën e E3-së”, duke theksuar se ata “kanë një mundësi të shkëputen nga ndikimi i grupeve të interesit të veçantë dhe të ndjekin një rrugë tjetër”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Christophe Lemoine, tha për AFP-në se Parisi do të presë që të shohë nëse njoftimi nga kryediplomati iranian do të pasohet me ndonjë veprim konkret.
Araghchi ishte në Kinë një ditë më parë ku u takua me homologun e tij kinez, Wang Yi, para bisedimeve të së shtunës me SHBA-në.
Javën e kaluar ai vizitoi Moskën për bisedime të ngjashme. Atje ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.
Araghchi shprehu kënaqësi për nivelin e bashkëpunimit me aleatët, Kinën dhe Rusisë, por tha të enjten se marrëdhëniet me tre fuqitë evropiane, ose E3 (Franca, Gjermania dhe Britania), “aktualisht janë në rënie”.
Ai shtoi se “tani topi është në fushën e E3-së”, duke theksuar se ata “kanë një mundësi të shkëputen nga ndikimi i grupeve të interesit të veçantë dhe të ndjekin një rrugë tjetër”.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Francës, Christophe Lemoine, tha për AFP-në se Parisi do të presë që të shohë nëse njoftimi nga kryediplomati iranian do të pasohet me ndonjë veprim konkret./REL
Top Channel