
Një gjykatësja federale ka ndaluar pjesërisht një urdhër ekzekutiv të Donald Trump që kërkonte shtimin e kërkesës për dokumentacion të shtetësisë për qytetarët amerikanë që regjistrohen për të votuar.
Gjykatësja Colleen Kollar-Kotelly vendosi të bllokojë dispozitën që parashikonte ndryshimin e formularit federal të regjistrimit të votuesve, duke argumentuar se Kushtetuta i jep të drejtën Kongresit dhe shteteve, jo Presidentit, për të rregulluar zgjedhjet federale.
“Presidenti nuk ka autoritet për të anashkaluar procesin ligjvënës të Kongresit me urdhër ekzekutiv,” thuhet në vendim.
Gjykatësja ndaloi gjithashtu një pjesë tjetër të urdhrit që kërkonte nga agjencitë federale të vërtetonin shtetësinë e një personi para se t’i ofronin atij formularin për regjistrim si votues.
Çështja është ngritur nga organizata jo-partizane dhe parti politike si Partia Demokratike, të cilat sfidojnë masat e urdhrit, përfshirë edhe përpjekjet për të ndëshkuar shtetet që pranojnë fletëvotime me postë pas Ditës së Zgjedhjeve.
Theksohet se ende nuk është marrë ende vendim për pjesët e tjera të urdhrit, duke thënë se janë në shqyrtim nga gjykata të tjera ose janë të parakohshme për vendim.
Top Channel