“Çamëria, heshtja që vret”/ Publikohet libri i shkrimtarit Hyqmet Zane për përpjekjet kundër shpërnguljes me dhunë

24/04/2025 20:02

“Çamëria… heshtja që vret” është botimi i radhës i shkrimtarit Hyqmet Zane, që sjell me këmbëngulje përpjekjet e atdhetarëve shqiptarë të Çamërisë kundër shpërnguljes me dhunë të popullsisë.

“Është një detyrim i madh, origjina na thërret. Çamëria është gjallë, Çamëria jeton, jetojnë trashëgimtarët. Ekziston nga lashtësia. Në njeri mund ta largosh nga shtëpia, por shtëpinë nuk ia heq dot nga mendja dhe zemra“-shprehet autori i veprës, Hyqmet Zane.

Libri vjen si një përmbledhje me artikuj të botuar e të pabotuar të studiuesit me origjinë nga Filati për të rikujtuar tragjedinë e të parëve, nëpërmjet fakteve, dëshmive dhe rrëfimeve të të mbijetuarve.

“Përshkrimi i ngjarjeve dhe analizimi i shkaqeve në kontekstin historik drejton gishtin tek ata që organizuan, urdhëruan dhe kryen krime tragjike në gjenocidin kundër të parëve tanë“-thotë studiuesi Leonard Demi.

“Çështja e Çamërisë nuk është çështje as e shoqatës Çamëria, as e partisë që përfaqëson këtë komunitet, është çështje kombëtare.”-shprehet studiuesi Përparim Kabo.

Për Zanen historia çame duhet shkruar rishkruar, jo vetëm mbi burime të njohura, por dhe të reja, të munguara më parë. Autori e ngre për të kaluarën tragjike dhe për të sotmen të shqiptarëve trashëgimtarë çam, plot probleme e padrejtësi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta