
Çiftet shqiptare por jo vetëm, po hasin vështirësi për të arritur një shtatzëni.
Përllogaritet se një në 6 persona është infertil dhe këto janë shifra edhe në vende të tjera.
Përdorimi i substancave narkotike nga te rinjtë si nga djemtë edhe vajat po ndikon në rriten e infertilitetit. Shpesh fajësohen meshkujt për infertilitet po ne fakt janë të dy gjinitë që preken.
Nuk janë vetëm çiftet e reja ato qe hasin vështirësi për të pasur një shtatzëni pasi kjo ndodh edhe tek ata që duan një fëmijë të dytë.
Brenda vitit 2025 parashikohet të ngrihet qendra e trajtimi të infertilitetit dhe prokreacionit të asistuar në spitalin universitar obstetrik gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë.
Rritja e incidencës së infertilitetit e bën atë një domosdoshmëri për t’i ofruar shërbim falas çifteve që kërkojnë të kenë fëmijë ku procedura e riprodhimit te asistuar do të mbështetet me laborator e pajisje të teknologjisë se avancuar.
Top Channel