“Rama po terrorizon administratën”/ Berisha thirrje punonjësve të shtetit: Mos e jepni votën për atë që ju detyron

23/04/2025 13:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, teksa foli për programin me të cilin e djathta garon në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha pretendoi ndër të tjera se administrata është vënë nën presion nga kryeministri Edi Rama për të votuar Partinë Socialiste, ‘për të siguruar vendin e punës’.

“Administrata shtetërore është vendosur në një terror real, është e detyruar për të mbrojtur vendin e punës të marrë pjesë në takime pa asnjë interes. Çdo punonjës i administratës konsiderohet nga ne një shërbëtor i vyer i shtetit shqiptar, ndryshimi i pushtetit do të jetë pozitiv edhe për atë, pasi do të kryejë vetëm detyrat e tij”.

Kryedemokrati iu drejtua me një thirrje punonjësve të shtetit.

“Këtyre punonjësve u bëj thirrje që votën të mos e japin për ata që i detyron Rama, por të votojnë për të por për të ardhmen…”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta