Inside Story/ ‘S’di kë të telefonoj, kanë ikur…’, aktivistja: Rinia e harruar nga politika, të marrin fatin në dorë

23/04/2025 21:30

Pavarësisht kësaj situate zhgënjimi, Sidorela Vatnikaj, ka zgjedhur jo vetëm të qëndrojë, por edhe të angazhohet në kauza publike, si e vetmja rrugë për të ndërtuar ëndrrën e saj në Shqipëri.

E diplomuar për ekonomi në Universitetin e Tiranës, aktualisht ndjek studimet për master shkencor pranë fakultetit të drejtësisë. Ajo rrëfen se protesta e studentëve në vitin 2018, që ishte kontakti i saj i parë me aktivizmin, e bëri të kuptojë se çdo individ, duhet të jetë roje i së drejtës individuale por edhe i publikes.

Aty kuptova për herë të parë që problematikat që më preknin mua kisha detyrim ti zgjidha edhe vetë, së bashku me të tjerët’ u shpreh aktivistja, Sidorela Vatnikaj

Apatinë e rinisë me angazhimin e vakët në jetën politike dhe atë publike, Sidorela e lidh me faktin se në 30 vite, nuk është mundur të krijohen struktura apo hapësira të pavarura reagimi.

‘Të gjithë miqtë e mi janë larguar, pasdite nuk di kë të marr në telefon një kafe, por nga ana tjetër emigrimi nuk është zgjidhje sot është shumë e vështirë që të thërrasësh të rinjtë që të angazhohesh politikisht sepse s’kemi as hapësira publike ku ti mbledhësh, nga ana tjetër ne si alternativë u kemi dhënë bar kafe pa fund, por jo biblioteka, galeri arti, librari apo hapësira ku mund të mblidhen’ u shpreh Sidorela Vatnikaj, aktiviste

E bindur se ka bërë zgjedhjen e duhur duke qëndruar në atdhe, ajo thotë se gjërat do të fillojnë të ndryshojnë vetëm nëse të rinjtë kuptojnë fuqinë e angazhimit. Këtu, e ka fjalën jo thjesht për rreshtimin në partitë politike, por edhe në aktivizimin e pavarur që ajo ka zgjedhur.

Secili prej nesh mund të bëjë diçka sepse, mendoj se është luajtur me faktin se nuk kemi çfarë bëjmë, sistemi është i tillë, sistemi është i korruptuar dhe ne nuk çfarë bëjmë sepse edhe ne po u futëm do të korruptohemi, unë e kam bindje që nuk është kështu’ u shpreh aktivistja, Sidorela Vatnikaj

Unë nuk dua të shkoj në një vend tjetër dhe të shoh ëndrra me një Shqipëri tjetër, unë dua ta krijoj, dua ta bëj realitet këtu, dhe mendoj se të gjithë ne mund ta bëjmë’ u shpreh aktivistja, Sidorela Vatnikaj/.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta