
Të rinjtë janë padyshim mjaft të rëndësishëm për partitë politike, pasi energjia e tyre dhe puna e tyre në terren bën që të organizohen dhe të jenë më afër njerëzve.
Nga bisedat që zhvillojmë me aktivistët, kuptojmë që ata janë motori i fushatës.
‘Zakonisht angazhohem kudo që të ketë nevojë, përgjithësisht merrem me anën logjistike le të themi, siguroj që pajisjet ti kemi në rregull, këto biçikletat që ne dalim, nëse kam kohë dal me fletushka derë me derë. Gjatë gjithë kohës duhet të sajohesh, duhet të saldosh diçka që partitë e mëdha i gjejnë gati’ u shpreh Enriko Peçuli, Lëvizja Bashkë
‘E gjitha nis 2-3 ditë përpara takimit. Mblidhemi ne aktivistët te zyrat qendrore, printojmë ftesat, caktojmë qytetin. Nisemi me makinat tona dhe ftojmë njerëzit. Shpjegojmë pikat dhe të dyzuarit i ftojmë vetëm të dëgjojmë. Vjen dita e takimit dhe vjen fugoni ynë me karriget, foninë, stendat. I hapim të gjitha, i organizojmë të gjitha vetë’ u shreh Orlando Ali, Nisma Shqipëria Bëhet
‘Më duhet të vij dhe të jem gjithë kohën me Agronin, çdo gjë që ai bën, më duhet të jem pas tij. Të filmoj, të xhiroj, për kontent, gjërat e shpejta. Me Agronin përgjithësisht nuk ka përplasje, ai është i kuptueshëm, na jep shumë ide, shumë kreativ’ u shpreh Isabela Niklekaj, Partia Mundësia.
‘Një ditë në fushat nuk është si të gjitha ditët e tjera. Dita është intensive, e fillojmë me takime, ecje në terren, shpërndarje të fletushkave, në të gjitha zonat e Tiranës, për programin e partisë demokratike, dhe jemi pastaj në zyrë ku mblidhemi me të rinjtë ku bëjmë video, pjesën e terrenit, është fushata derë me derë, gjatë gjithë kohës jemi në lëvizje për të takuar qytetarë’ u shpreh Desada Xhetani, PD.
Dilemat mbeten gjithmonë nëse rinia sot përdoret si fasade në politike për të përmbushur skenat dhe backgroundin e kandidateve me eksperience, apo kane realisht potence për t’u dëgjuar dhe për të futur interesat e tyre ne programe politike, kur ka të tilla…Ajo që të bën përshtypje është fakti se simpatizantët, duket sikur flasin me të njëjtat fjalë si kryetarët e partive, në terma të përgjithshëm. Pa kuptuar se si do të arrihen këto premtime konkretisht për këtë shtresë?
‘Program te një ekonomi e lirë, te taksat e ulëta, e përgjithshmja është që shteti të jetë në funksion të qytetarëve. Le të themi se programi ynë e shtron shumë mirë këtë pjesë’ u shpreh Paola Nuzi, Partia Mundësia
‘Nëse flasim për programin e PD-së, është një program që prek të gjithë shtresat, prek edhe të rinjtë prek edhe të varfrit, prek moshën e tretë, pra është një program gjithëpërfshirës. Kemi edhe paketën e dhembshurisë, që është një nga pikat e forta të programit të PD, ku na prek edhe ne të rinjve. Ku ke minimumin jetik, ku ne si studentë, kemi një mbështetje dhe një përkrahje, dhe kjo gjë do të realizohet në 100 ditëshin e parë’ u shpreh Desada Xhetani, PD
‘Pika e arsimit, që është dhe pika që unë kam fokus ku ne synojmë të rrisim buxhetin e dhënë për arsimin, për ta çuar deri në 7% të GDP gjatë mandatit tonë qeverisës.
Partia jonë e ka fokus të veçantë rininë, kemi një program shumë të detajuar për rininë. Programi ynë është ai që i prek problematikat e të rinjve. Partitë e tjera, të vjetra kanë qasje të tjera’ u shpreh Gevio Tabaku, Nisma Shqipëria Bëhet
‘PSD ka shumë simpatizantë. Ne kemi një program që e kemi quajtur kontrata socialdemokrate, pasi ka në fokus ekonominë, rininë, minimumin jetik që flitet, por askush nuk ka bërë asgjë’ u shpreh Dritan Idrizi, PSD
‘Programi i lëvizjes bashkë është themeluar dhe ndërtuar nga mbi 80 vetë anëtarë dhe aktivistë të lëvizjes bashkë, unë jam pjesë e lëvizjes bashkë nuk është se kam marrë pjesë në formimin e programit apo kam dhënë kontribut në program, ama di të them që programi i lëvizjes bashkë është 178 faqesh identifikon dhe i jep zgjidhje problemet’ u shpreh Albina Ruko, Lëvizja Bashkë.
Top Channel