Takimi i dytë në horizont, Igli Tare vjen te Milani së bashku me një yll të Bundesligës

22/04/2025 16:18

Emri i ri për postin e drejtorit sportiv të Milanit mbetet ende mister, ndonëse gjithçka duket se po shkon drejt një emri konkret: Igli Tare.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, pas një takimi të gjatë disa ditë më parë në Romë mes Tares dhe CEO-së së Milanit, Giorgio Furlani, kontaktet mes palëve janë intensifikuar dhe një takim i dytë është në horizont.

Megjithëse data e këtij takimi të ri ende nuk është bërë e ditur, sinjalet flasin për një zhvillim të afërt. Klubi kuqezi po analizon me kujdes çdo alternativë, por koha nuk është në anën e tyre: vera po afron dhe vendimet për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm duhet të merren shpejt. Objektivi i “Casa Milan” është që emërimi i drejtorit sportiv të ndodhë brenda gjysmës së parë të majit.

Takimi i ardhshëm pritet të jetë vendimtar: ose do të mbyllet rruga me Taren, ose do të finalizohet një marrëveshje që do të hapë rrugën për fillimin zyrtar të punës dhe planifikimin e sezonit të ri.

Nëse Tare merr drejtimin sportiv, lëvizjet e para në merkato nuk do të vonojnë. Emri i parë që ka dalë në skenë është ai i sulmuesit gjerman Jonathan Burkardt nga Mainz.

Lojtari i lindur në vitin 2000 ka shkëlqyer këtë sezon me 16 gola dhe 3 asistime mes Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë, duke tërhequr vëmendjen edhe të kombëtares gjermane.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta