“Rama mendoi se e bleu Vrenozin”, Berisha nga Korça: Ai s’ka përfituar asgjë nga PD, më të fortë se çdo gjë njeriu ka karakterin

22/04/2025 19:49

Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon një takim me qytetarët në Korçë, ku prezantoi edhe kandidatët e këtij qarku.

Berisha: Ai flet me raste njëlloj si Nuredin Dumani në sallën e gjyqit, me sharje, shpifje, një njeri i shthurur, ju e patë, se çfarë psikologjie mjerane, erdhi këtu dhe mendoi se tani e bleva Ilir Vrenozin, ai mendoi se me strajcat e tij me para, ta ftonte Vrenozin një ditë në podkastin e tij apo do tregonte një foto me të, por ai nuk e di se më të fortë se çdo gjë njeriu ka karakterin, moralin, virtyte.

Ai ia ka dalë, por s’ia doli me atë njeri që s’ka përfituar nga PD dhe e ka mbështetur në 32 vite që nga themelimi gjer sot. Ilir në një takim me të huaj dhe të rinj më pyetën cili është sekreti i Berishës, u thash vetëm kaq, jeta ime ka qenë përpjekje për të qenë vetja ime dhe s’ka gjë më të madhe jua them të gjithëve, është shumë e thjeshtë, unë të përgëzoj ty.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta