Deputeti demokrat Flamur Noka është përfshirë në nje debat denigrues në rrjetet sociale.

Pas një interviste në televizion, Noka ka parë videot e deklaratave të tij në rrjetet sociale dhe është ndalur të lexojë komentet e ndjekësve. Dhe duket se nuk ka arritur të ruajë qetësinë me disa komentues që e kanë kritikuar.

Demokrati nuk është përmbajtur dhe i është drejtuar qytetarit me termat skandalozë: “vetëm sat ëme i nënshtrohem” apo “si është mami”.

Këto terma të përdorur nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, bien ndesh me parimet për të cilat kaëë folur kryedemokrati Sali Berisha dhe demokratët e tjerë gjatë kësaj fushate zgjedhore.

Termat denigrues, ofendimet dhe paragjykimet në fakt, nuk kanë munguar mes partive politike që garojnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit e që synojnë të ketë sa më shumë karrige në Kuvendin e katër viteve të ardhshme, aty ku do të ulen ata që supozohet të përfaqësojnë ata që do t’i zgjedhin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta