Nga takimi i radhës, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se për sigurinë ushqimore, do paguajë më shumë se çdo fushë tjetër nëse merr pushtetin.

Berisha tha se popullsia e merr vesh kur një produkt është i rrezikshëm për konsum, vetëm kur sëmuret kryeministri.

“Po ka një fushë ku e paguajmë më shumë se çdo fushë tjetër dhe kjo është siguria ushqimore se ajo lidhet direkt me shëndetin. Dihet se ushqimet nga burim shëndeti mund të bëhen shkaqe sëmundjesh ndër më të rrezikshmet. Asnjë serioz serioz nuk është më.
Këtu futen inpute, futen substanca që përdoren në bujqësi, në fusha të ndryshme me ligj si kancoregjene dhe të rrezikshme.

Mjaftojnë të paguajnë këtu dhe aty dhe ryshfeti tani nuk ndalet më tek drejtori. Ryshfeti ka marrë tani një karakter vertikal të pamëshirë. Kështu që shkon gjer te ministri, garantohet dhe vazhdon pa asnjë shqetësim. E marrim vesh vetëm kur produktet tona kthehen dhe bëjmë lajme shumë të këqija që kërcënojmë kombet e tjera, shoqëritë e tjera me prodhimet tona që i eksportojnë.

Dhe ata na i kthejnë sepse i gjejnë me helme që nuk mund të tregtohen ose kur krijojnë epidemi salmonelash dhe atëherë merret vesh vetëm kur sëmurët kryeministri me salmonelë.
Se gjer atëherë ajo nuk u mor vesh. Dhe gjer atëherë nuk mbajti përgjegjësi askush dhe pas kësaj doli ai i

AKU dhe dha do jap dorëheqjen. Kush i kishte këto? Këto i solli një njeri i qeverisë dhe afër qeverisë, ndaj dhe asnjë hetim, asnjë përgjegjësi. Dhe ky dha dorëheqjen se u sëmur Edi Rama, që tha e kam nga breshkat. Por absolutisht nga pulat. E sigurt.
Por çështjet e tij shëndetësore i zgjidh vetë, qytetarët duhet të zgjidhin çështjet e tyre shëndetësore”-tha Berisha.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta