“Kanë paguar lekët e dynjasë për Latifin”/ Rama: Ai kishte kandidat atje në Amerikë, po këtu kë ka? Sondazhet…

22/04/2025 11:40

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me pensionistët në Gjirokastër, tha se ndoqi sondazhin e parë të publikuar mbrëmë nga Top Channel.

Rama tha se Partia Demokratike ‘ka paguar lekët e dynjasë’ për drejtuesin e fushatës LaCivita, por megjithatë sondazhet nxjerrin para Partinë Socialiste.

Kanë paguar lekët e dynjasë për atë latifin. E keni dëgjuar që thoni magjistarin, Laitifi kishte kandidat në Amerikë, këtu kë ka? Ça të shikosh, ai kishte bërë anketimin, ne bëjmë anketime çdo muaj. Ai thoshte atë që dhe ne pak a shumë kështu e kemi.

Gjysma mendon se vendi po ecën në drejtimin e duhur. Këta të kënetës, jepnin shpjegime mos vallë e kemi gabim, kjo tregon që populli shqiptar është i sëmurë tha njëri. Pastaj më hidhen mua pse thotë Rama çyryk. Domethënë njerëzit janë të trembur dhe thonë nga fika po shkon në drejtimin e duhur.

Në administratë e dimë mirë, administrata voton si populli. Një çyryk tha shikoni fotot nudo. Mund të gjejnë çdo arsye, përveçse një arsye të thjeshtë, ore si erdhi Shqipëria te dera e BE”-tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta