
Këtë të martë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e Gjirokastrës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.
Kreu i qeverisë ‘sulmoi’ kreun e PD-së, Sali Berisha duke i thënë “Imagjinoni që Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE që tre herë në ditë i fiket llamba?”, teksa shtoi se PD do të humbasë me keq se në vitin 2021.
Rama kërkoi mandatin e katërt duke ritheksuar pretimin për pasaportën europiane.
Sakaq i bëri thirrje grave socialiste që të ulën dhe të diskutojnë me ato demokrate.
“Është në dorën tonë dhe nëse i mbyllim hyjmë në BE. Ka filluar që me Skënderbeun si profeci, tani na ka ardhur ne në dorë. Edhe mund ta humbim. Ajo derë është hapur dhe mund të mbyllet. Cili është problemi im, kur them duhet një shumicë fortë? Negociatat janë… 1000 vetë nga ana jonë dhe 1000 vetë nga ana e tyre. Çdo gjë që ka kjo jetë në një shtet jashtë dyerve të shtëpisë. Janë mbi çerek milion faqe që duhen kaluar dhe bie dakord. Pasi bie dakord në duhet ti përkthejmë me shpejtësi, kemi ne mundësi që mbasi biem dakord të vijmë në parlament dhe të mëremi me ca buf kënete, ca kukumjaçka dhe ndaj janë aty se më 11 maj do humbasin më keq seç kanë humbur. Kjo nuk është një çështje 71 votash, të ishte kjo çështje, e bënim ndryshe fushatën.
Unë besoj që demokratët ata që janë prindër, duhet ta shohin si prindër. Ti investon votën dhe merr pasaportën europiane. Ndaj sjell shembullin e PD në mars 1992. Edhe këtu shumica kanë votuar PD-në, sepse si gjithë Shqipëria. Shqiptarët nuk kishin mundësi tjetër dhe votuan PD. Në gusht kur ndodhë zgjedhjet lokale PD mori një goditje të kundërt e atë përkëdhelje që kishte marrë. Në referendum e shkatërruan fare. Ishte një vendim përtej partive, tifozllëkut. Negociatat i mbyll etëm unë me PS, askush tjetër. Një lëkundje, konfuzion, po humbëm 6 muaj, dera mbyllet dhe ne mund të rrimë jashtë derës së BE për 15 vite.
Imagjinoni që Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE që tre herë në ditë i fiket llamba? Nëse ne nxjerrim nga 11 maji një shumicë, mesazhi që populli shqiptar u jep atyre që vijnë në 16 maj, është ‘ne duam të kuptoni që s’ka kohë për në që të qëndrojmë jashtë’. Do ju lutesha me përulësi që të bëni çdo gjë që mundeni me shoqet, krushkat, me çdo gjë që keni. Unë besoj shumë tek forca juaj. Kam respekt dhe për burrat që s’janë çyryk politikisht. Shqipëria u prapambet pasi ishte një shtëpi me largqoftë me gruan e paralizuar. Nuk funksion dot një vend që rri me një këmbë. Sa më shumë i kemi përfshirë gratë ne vendimmarrje aq më shumë forcë i kemi dhënë Shqipërisë.
Papa Françesku një javë para tha ‘;unët shkojnë më mirë me gratë’. Nëse ju mobilozheni fort, burrat vijnë pas jush. Lum ata burra që e pranojnë që falë grave janë më të fortë, kanë më pak shnace të bëjën gabime.
Me gratë demokrate uluni dhe bisedoni si nëna, si gra. Ajo që na duhet është mobilizim i madh.“, u shpreh Rama.
Top Channel