“Gjithmonë me ty”/ Salianji, ‘pjesë’ e takimit në Korçë, falenderon Vrenozin: Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë

22/04/2025 21:02

Simpatizanti i njohur demokrat, Ilir Vrenozi, shprehu mbështetjen për ish-deputetin Ervin Salianji, gjatë tubimit që u zhvillua këtë pasdite në Korçë.

Vrenozi i kujtoi Kryeministrit rezultatin e Salianjit me thuajse 10.000 vota personale. Ai mbante veshur një bluzë që mbante emrin e Salianjit, i cili ndodhet në qeli. Po ashtu, në sallë u hap një banderolë me foton e ish-deputetit me shprehjen “në një vend demokratik, nuk duhet të ketë të burgosur politikë”.

Pas kësaj, reagoi Salianji, që ripublikoi fjalimin e Vrenozit në “Facebook”, duke e falenderuar. “Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë”, shkruan Salianji.

“Mirënjohje pa fund për demokratët e Korçës që përherë e në çdo sfidë luftojnë, përballen, vuajnë e fitojnë së bashku. Falenderim për mikun e veçantë timin dhe të çdo demokrati, Ilir Vrenozin, qëndresa, karakteri dhe burrërria e të cilit është frymëzim për çdo demokrat.

Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qndroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin.

Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral”, është postimi i demokratit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta