Senati në SHBA voton me unanimitet ligjin për hapjen e dosjes së Epstein, dokumenti shkon në tryezën e Trump për t’u firmosur 19/11 00:20
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë njoftuar se do të marrin pjesë në varrimin e Papa Françeskut, i cili ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme.
“Ne do të marrim pjesë në funeralin e Papës, siç duhet të ndodhë”, tha presidenti francez nga ishulli Reunion.
Në të njëjtën kohë, qeveria ukrainase i tha Agence France-Presse: “Presidenca po pret datën e funeralit të Papës dhe po përgatit vizitën e presidentit në Romë për t’i dhënë lamtumirën Papës”.
Vatikani pritet të shpallë datën e funeralit të martën.
Megjithatë, sipas raportimeve të mediave italiane, ka të ngjarë të zhvillohet të shtunën.
Top Channel