Foto/ Klubi i vendlindjes së Haaland e kthen në traditë! Pas vezëve, “Lojtari i Ndeshjes” shpërblehet dhe me… qengj

22/04/2025 22:07

Bryne, klubi i vogël norvegjez nga qyteti i lindjes së Erling Haaland, ka shkruar një kapitull të ri emocionues në historinë e tij, duke shënuar fitoren e parë në elitën e futbollit norvegjez pas plot 22 vitesh.

Në një sfidë të zjarrtë kundër Haugesund, Bryne fitoi me rezultatin 3-1 në shtëpi.

Por përtej rezultatit, vëmendjen më të madhe e tërhoqi dhurata për mesfushorin Alec Kryger, i shpallur lojtari i ndeshjes: një dele e gjallë!

Ky veprim jo i zakonshëm është pjesë e një tradite unike që klubi ka nisur në bashkëpunim me sponsorin e tij, kompaninë bujqësore Steinsland & Co, e cila ofron “shpërblime rurale” për lojtarët që dallohen në fushë.

Kujtojmë se më herët, pas një humbjeje në raundin e parë të sezonit, portieri i skuadrës u “ngushëllua” me katër tabaka vezë.

Bryne po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen ndërkombëtare, jo vetëm për performancën, por edhe për atmosferën autentike dhe traditat e çuditshme që po e bëjnë një sensacion të ri në futbollin evropian.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta