“Do dyfishohen rrogat e pensionet”, Berisha nga Korça: Mësuesit s’do ta marrin kurrë më rrogën nën 1500 euro

22/04/2025 20:00

Berisha: Kanë mbetur tre javë, tre javë vendimtare, tre javë në të cilat mençuria, fisnikëria korçare
duhet të bëjë gjithçka për të bindur çdo korçar dhe korçare, pogradecar e pogradecare, devolli e devollite, kolonjare e kolonjar, që në 11 maj të votojmë për veten tonë.
Ky program është mundësi tjetër për pensionistin shqiptar.

Është mundësi tjetër për çdo të ri shqiptar të cilët i garantoj sot se, shkollimi, punësimi, strehimi, biznesi i tyre do të jenë përparësi e të gjitha përparësive të PD-së. Ky program është një mundësi e re për çdo nënë, motër, bashkëshorte shqiptare, për të patur një familje, për të patur një punë, për të patur të ardhura më shumë, për të patur fëmijët e vet në Shqipëri ku të ndërtojnë ëndrrën e tyre.

I garantoj se në programin tonë, mbështetja e grave në biznese, në të gjitha fushat është objektiv kryesor.
Ky program është një mundësi reale, për çdo fermer të Korçës dhe Shqipërisë, për çdo biznesmen të vogël, për çdo biznesmen të madh, për çdo mësues që nuk do marrë kurrë rrogë ndën 1500 euro, për çdo mjek, infermiere që do ti dyfishohen rrogat e pensionet. Pra është programi i mundësive të reja për shqiptarët, i udhëtimit të tyre drejt Korçës, Madhështore, drejt Shqipërisë Madhështore. Rroftë Korça, rroftë Shqipëria! Fitore, fitore, fitore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta