VIDEO/ Parashqevi Simaku feston Pashkët, rrëfen kujtimet më të bukura të fëmijërisë: Gjyshi im vinte me bastun…

20/04/2025 21:09

Këngëtarja Parashqevi Simaku ka festuar sot Pashkët, teksa ka rrëfyer kujtimet më të bukura të fëmijërisë së saj.

Përmes një videoje në rrjetin e saj social, Facebook, Simaku shprehet se kujtimet e saj të më të bukura të fëmijërisë lidhen me festën e Pashkës dhe gjyshit të saj.

Teksa i qesh fytyra, ikona e muzikës shqiptare, kujton gjyshin e saj që vinte në shtëpi me bastun dhe traditën e drekës së Pashkës.

Kujtimet më të mira që kam të fëmijërisë është kur vinte gjyshi im me një bastun që jetoi 105 vjeç. Babai im ndante një qengj me vëllain e tij, se ata ndiqnin delet si çoban dhe e kishin për gjynah të hanin një qengj një djalë dhe një qengj një tjetër. E ndanin në gjysme. Ne nuk hanim kurrë mish qengji veç Pashkëve. Gjyshi im vinte me bastun, 2-3 orë ecte, vinte në shtëpi dhe hante mish qengji dhe byrek me qumësht, i dridheshin duart dhe këndonte këngët e bukura.”, shprehet këngëtarja.

Top Channel