Pajaziti gjen golin, mesfushori i Kombëtares shqiptare i jep fitoren Goricës

20/04/2025 20:13

Adrion Pajaziti ka gjetur golin e parë me Goricën.

Mesfushori që ka dëgjuar fjalë të mira nga Silvinjo, i dha fitoren skuadrës së tij në transfertën e Osijek.

Në minutën 30-të mesfushori kuqezi shënoi golin e vetëm të ndeshjes së vlefshme për javën e 30-të të kampionatit. Po ashtu, festimi i Pajazitit ishte i veçantë në Kroaci.

Mesfushori shqiptar tregoi mbiemrin në fanellën e tij, ndërsa stadiumi kishte heshtur. Kujtojmë se 22-vjeçari është i huazuar për këtë sezon nga Fulham.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta