Merr flakë matësi i energjisë elektrike, evakuohen banorët e pallatit në Shkodër
19/04/2025 13:39
Një zjarr ra këtë mesditë në një sahat matës të kabinës elektrike në një pallat në Shkodër.
Si pasojë e tymit që ka përfshirë të gjithë pallatin, është bërë edhe evakuimi i disa banorëve. Forcat zjarrfikëse ndërhynë për të normalizuar situatën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.
Top Channel