
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u përball sot me një ish të burgosur politik gjatë vizitës së tij në Krujë.
Abaz Berhami i tha Berishës se kishte bërë 13 vite burg, por premtimet e PD-së gjatë qeverisjes së saj të parë nuk ishin bërë realitet.
Debati
I përndjekuri: Quhem Abaz Berhami, jam krutan, kam bërë 13 vite burg politik. Kur ke qenë për herë të parë në pushtet ke thënë do ti shpërblej të gjithë të burgosurit sipas ligjit. Ngelën pa u shpërblyer. Kemi nxjerrë bakër në Qafë Bari e kudo. Kur të premtosh, nuk të themi të plotësosh 100%, por të paktën 50%.
Berisha: Prit.
I përndjekuri: Do të dëgjoj.
Berisha: Në 2006 arritëm marrëveshje me të burgosurit për kompension me 18.6 euro dita e burgut.
I përndjekuri: Me letër me vlerë më shumë.
Berisha: Prit, në 95-96 u dhanë letrat me vlerë. U quajtën lekë privatizimi. Bëmë marrëveshjen, sipas saj, në vitin 2016 të përndjekurit duhet të kishin marrë çdo detyrim. Ne humbëm zgjedhjet, do kthehemi dhe brenda 4 viteve do shlyejmë çdo detyrim ndaj tyre. Nuk është hequr kurrë nga qendra e vëmendjes.
I përndjekuri: Unë nuk votoj, për ty do votoj (i drejtohet Andia Ullirit). Fute Lulzim Bashën. I futi shqiptarët në grevë, tre muaj, i nxori, i mashtroi. Më tha, më mashtroi (Rama). I thashë “pse i vogël je ti me të mashtru”. I’a kam thënë në mes të pazarit të Krujës, kam bërë 13 vite burg politik.
Berisha: Përpjekje janë bërë, nuk janë realizuar plotësisht.
Top Channel