Përkujtohet Mirush Kabashi! Ekspozitë në COD, prezantohet monografia “Sokrati i Shqiptarëve”

18/04/2025 12:36

Në ditën e lindjes, të afërm, miq e artdashës kujtuan Mirush Kabashin, aktorin që la gjumë në skenën e teatrit dhe kinematografisë shqiptare.

Përmes një ekspozite fotografike, në ambientet e Qendrës për Hapje dhe Dialog u shfaqën qindra rolet e aktorit që cilësohet si Sokrati Shqiptar, falë rolit që karakterizoi jetën e tij artistike. Në skenë dha shpirtin para publikut, që e cilësonte familjen e tij të madhe, sikurse kujton mes emocionesh vajza e tij.

Dua të ndaj me ju një letër që e kam shkruar me bojë e me lot, në një ndër momentet më të trishta të jetës sime, në rrugën për në atdhe, për t’i dhënë lamtumirën e fundit tim eti. Për Mirushin, skena ishte oksigjeni dhe publiku ishte familje familja e tij e madhe. Ai qeshte me sy dhe fliste me zemër, nuk ankohej kurrë dhe luftonte për gjërat që donte dhe nuk bënte kompromise me asgjë“-shprehet Mendi Kabashi.

Gjatë aktivitetit, u prezantua dhe botimi në anglisht i monografisë Sokrati i Shqiptarëve nga autorja Driada Dervishi. Si ndër artistët e parë shqiptarë që preku skenën ndërkombëtare, jeta dhe vepra e Kabashit, meriton të arrijë në duart e lexuesve ndërkombëtare. Monografia vjen si një album me të gjitha stacionet e jetës së artistit.

Pas pleniumit të katër në 1974, Mirushi përballet me një moment të vështirë, e largojnë nga teatri për shkak të problemeve në biografinë e tij. Ai dërgohet të punojë në hekurudhë, në atë kohë Mirushi mendoi se nuk do të ngjitej më në skenë“-shprehet gazetarja Kristi Gongo.

I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër dhe rritur në Durrës, ishte një ndër interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në vendin tonë, ndërsa numëron mbi 100 role në teatër dhe kinematografi.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta