
18/04 21:41
Vezët e kuqe të Pashkës mbeten një prej simbolikave kryesore të kësaj feste dhe të enjten e madhe zonjat korçare kujdesen që të kryejnë këtë ritual.
Viollandi Sholla çdo vit ditën e enjte para kremtimit të pashkës përkushtohet për të ruajtur traditën që e ka trashëguar nga familja. Tradita dhe besimi sipas rrëfimit të saj sfiduan regjimin komunist në fshehtësi duke mbijetuar deri në ditët e sotme.
Në shenjë mbarësie vezët e kuqe të pashkës shpërndahen tek miqtë dhe të njohurit ndërsa të shtunë në mesnatë të gjithë zgjedhin vezët e tyte dhe nis një garë ku përplasen skajet e vezëve mes njëri- tjetrit derisa të zgjidhet veza më rezistente që është një ogur i mirë.
Top Channel