Tensione tek “Plumbi i artë”/ “Do të fus në listë’, Nuredin Dumani kërcënon avokatin e Besian Xhixhës, ç’ndodhi në seancë

17/04/2025 12:06

“Të fus në listë, je me ofertë”, kjo fjali e shqiptuar nga i penduari Nuredin Dumani dhe që avokati i Besjan Xhixhës këmbënguli se është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj mbrojtjes, u bë shkak që procesi i “Plumbit të Artë” të dalë nga shinat.

Avokati Ilirian Dyzeni kërkoi ndërprerje të procesit teksa bashkëpunëtori i drejtësisë po vazhdonte të ripohonte edhe njëherë serialin e krimeve të kryera. Nga ditari i tij, ai risolli edhe njëherë kërkimet e  tij për të eliminuar Talo Çelën, për të cilin tha i përditë kërkoj informacion për të”.

Kujtoi marrëveshjen me Sulën Çelën për të vrarë Lulzim Mashën, apo krime të tjera. Si edhe marrëveshjen me Behar Bajrin për të vrarë Dorian Dulin dhe Genc Tafilin për të cilët kishte kërkuar një milionë e gjysmë euro.

Por teksa mbrojtësit e tjerë i drejtonin pyetje konkrete Nuredin Dumanit, avokati Dyzeni deklaroi menjëherë mbas mesazhit të koduar të të penduarit jo vetëm duke bojkotuar procesin. Ai deklaroi para gjykatës “nuk toleroj të më kërcënojnë në sallë dhe prokurori të mos reagojë”. Kjo qe ndërhyrja e parë e gjykatës për të qetësuar situatën, duke urdhëruar policinë të largojë nga salla të penduarin e njëkohësisht ndërpreu për pak minuta seancën

Në proces avokatët të tjerë kanë pretenduar se janë kërcënuar, por piku i tensionit ishte në çastin që avokati Dyzeni braktisi procesin.

Kur palët u kthyen në seancë edhe një tjetër avokate që ka pretenduar më herët se është kërcënuar nga i penduari por prokurori i çështjes Behar Dibra e kishte qetësuar duke i thënë “je në besën time”. Mbas këtij pretendimi situate është tensionuar sërish mbasi prokurori ka kundërshtuar dhe ka akuzuar për shpifje. dhe kur të gjithë u duk se po akuzonin të gjithë gjykata ka ndërhyrë në procesin maratonë me mesazhin “tregoni respekt për njëri tjetrin. Është krijuar tension në salla tha gjykata duke zhvendosur vëmendjen në situate që nuk kanë të bëjnë me faktet penale”.

Për këtë arsye gjykata ua tërhoqi vëmendjen secilës nga palët. Të parit, Nuredin Dumanit, të dytit prokurorit që gjykata i kujtoi se duhet të marrë leje kur të flasë, si dhe avokatëve për më shumë qetësi.

Gjykata tha se nëse situata do përsëritet do marrë vendime që nuk i ka marrë më herët

Nuredin Dumani ka dëshmuar për krime të ndodhura në Shqipëri, ndërkohë që në të njëjtët fashikuj ka edhe të penduar të tjerë që ende nuk kanë nisur të flasin.

 

Top Channel