Temperaturat vijojnë të mbeten të larta, parashikimi i motit për këtë të enjte
17/04/2025 08:00
Kjo e enjte do të vijojë të jetë me temperatura të larta.
Vranësirat nuk do të mungojnë gjatë ditës, teksa pritet të ketë reshje të pakta shiu në zonat veriore, por jo vetëm.
Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 9°C, ndërsa gjatë ditës pritet të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtës mbi 65 km/h, duke shkaktuar në dete dallgëzim deri në 6 ballë.
Top Channel