“Magjia e skenës fierake”/ Regjisori i njohur Pëllumb Kulla i bën homazh skenës së teatrit “Bylis”

17/04/2025 15:26

Dramaturgu dhe regjisori i njohur Pëllumb Kulla solli në skenën e Teatrit “Bylis” i bëri homazh trashëgimisë teatrore të Fierit.

Vënia në skenë e shfaqjes “Magjia e skenës fierake”, solli emocione të forta falë interpretimit mjeshtëror të aktorëve fierakë si Astrit Hasani, Dritan Boriçi, Miola Sitaj e të tjerë.

Këngët, vallet dhe momentet dedikuar artistëve që nuk janë më, e bënë këtë shfaqje një përjetim të paharrueshëm.

Shfaqja nuk mungoi të përçojë edhe mesazhe të forta sociale dhe politike, duke goditur me satirë therëse fenomenet negative të pas viteve ’90 në vendin tonë.

Pëllumb Kulla vijon të mbetet një shkollë e vërtetë e artit shqiptar dhe një fat për Fierin.”, shprehet aktori Luftar Paja.

E prita me kënaqësi ftesën. Kjo është një shfaqje nga e cila kam mësuar shumë”, tha Leonard Bombaj, udhëheqësi ekzekutiv i shfaqjes.

Nën drejtimin artistik të Gëzim Kames, publiku artdashës fierak përjetoi një natë të jashtëzakonshme, ku një ansambël i tërë artistik risolli në kujtesë një epokë të artë të teatrit fierak, me Pëllumb Kullën në krye.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta