
Gjykata e posaçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarve të dosjes Metamorfoza katër muaj pasi çështja në seancë paraprake ishte mbyllur dhe kishte kaluar në gjykim themeli.
Siç raporton gazetarja Anila Hoxha prokurorët e SPAK kërkuan që të pandehurit të gjykohen për akuzat e ngritura zyrtarisht më herët ndaj tyre. SPAK tha se është kundër ndarjes së çështjes pasi dëgjoi disa nga të pandehurit qe kërkuan jo vetëm gjykim të shkurtuar por edhe veçim.
Në seancë ishte i pranishëm vetëm i pandehuri Edmond Preka ndërsa mungonin të gjithë të pandehurit e tjerë të cilët sidoqoftë përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Të akuzuarit siç raporton Anila Hoxha i kërkonin gjykatës që të përfaqësoheshin nga avokatët e tyre. Kjo kërkesë ishte depozituar nga burgu prej ish prokurorit Xhevahir Lita, ish drejtori i forcave operacionale Oltion Bistri biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri.
Menjëherë sapo gjyqtarja Etleva Deda ka deklaruar të hapur shqyrtimin gjyqësor avokati i Xhevahir Litës kërkoi gjykim të shkurtuar edhe avokati i ish policit Ardit Hasanbegaj kërkoi gjykim të shkurtuar. Sokol Tahiraj avokat i Asmer Bilalit kërkoi gjykim të shkurtuar. Edhe avokat i ish zyrtarit të policisë Oltion Bistri kërkoi gjykim të shkurtuar për klientin e tij si edhe kërkoi ndarje të çështjes nga të tjerët . Avokati i Pëllumb Gjokës deklaroi se kishin kërkuar gjykim të shkurtuar në seancë paraprake sepse kishin pritshmëri nga gjykata kushtetuese për materialet Sky ecc. Në kushtet kur kemi një vendim nga gjykata kushetuese tha avokati qe është as mish as peshk, më lejoni tha ai qe në kushtet proceduriale deklarojmë se çështja nuk mund të ndahet mbasi Gjoka akuzohet në bashkëpunim me të tjerët, pavarësisht se akuzat janë apriori.
Në asnjë mënyrë nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar tha avokati i Pëllumb Gjokës. Edhe avokatja Liljana Baku që përfaqëson Edmond Prekën u shpreh se tërhiqen nga kërkesa qe kishin bërë në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar. Në një moment të dytë tha zonja Baku- kur të hapet shqyrtimi gjyqësor do shprehemi për papërdorshmërinë dhe pavlefshmërinë e provave Kërkesën për gjykim të shkurtuat e paraqiti edhe avokati i Behar Bajrit.
Gjykata u tërhoq për tu shprehur për kërkesat e gjykimit të shkurtuar.
Top Channel