“Fitojmë si në 1992”, Berisha: Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhje të lira fitimtar absolut është PD

17/04/2025 17:30

Në sondazhet e publikuara për zgjedhjet parlamentare te 11 majit rezulton humbës, por Sali Berisha preferon t’i referohet shifrave të strategut të tij amerikan, që i japin një fitore si ajo e marsit 1992, ku Partia Demokratike erdhi për herë të parë në pushtet pasi siguroi 92 nga 140 mandate.

Sipas manipulimeve që ka dhe ai beson gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre. Sondazhet tona tregojnë se në zgjedhjet e lira, fitimtar absolut është PD, dhe me zgjedhje të lira, partia e kthimit kthehet në vitin 1992”, shprehet Berisha.

Megjithëse parashikimet e tij i japin një fitore plebishitare Sali Berisha mesa duket po merr masa për çdo skenar që mund të përmbysin parashikim ne tij.

Delegacione nga më të rëndësishme të OSBE-së vizituan Shqipërinë pikërisht për zgjedhjet. Ne kemi dorëzuar emër e mbiemër të të gjitha atyre që po kryejnë krime zgjedhore, organizatat kriminale që po angazhohen në krimin zgjedhor, do të bëjmë gjithçka për ti shpallur, organizata terroriste, jo vetëm Shqipëria, por edhe faktori ndërkombëtar”, tha më tej kryetari i PD.

Arkitekti i fushatës Chris Lacivita e ka këshilluar për të mos rënë pre e provokimeve të kundërshtarit politik dhe të fokusohet tek ekonomia, ndaj kaloi shume shpejt nga kalkulimet politike tek shifrat ekonomike.

Ne do e zbresim buxhetin, nuk shkojmë 8 miliardë euro. Do ua lëmë bizneseve, do ua lëmë qytetarëve, do ulim taksat. Por me ato që mbeten, supozojmë se mbeten 6 miliardë apo 5 miliardë, akti i parë, t’u kthejmë paratë që u kemi marrë qytetarëve. Paratë qytetarëve u kthehen me paketën e dhembshurisë, me rritjen e pagave dhe pensioneve”, thotë ai.

Programi  elektoral i Partisë Demokratike parashikon lehtësira për  biznesin. Ne herët Sali Berisha ishte me  prodhuesit e bimëve medicinale të cilët ju ankuan  për tarifat globale te vendosura  nga Presidenti amerikan Donald Trump.

Qëndrimi i PD në raport me tarifat, janë negociatat me qeverinë amerikane për zërin e tyre. ‘Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni”, përfundon Berisha.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta