Mevlan Shanaj denoncon Ilir Butkën: Keni parë ndonjë film të këtij regjisori? Në art mbeten veprat, jo postet Në mjediset e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, aty ku ai kontribuoi për dekada me radhë, u zhvilluan homazhet në nderim të Prof. Menduh Dërgutit, një prej personaliteteve më të ndritura të arsimit dhe jetës publike shqiptare.
Politikanë, pedagogë, studentë, intelektualë dhe qytetarë i dhanë lamtumirën e fundit një njeriu që la gjurmë për Shkodrën dhe Shqipërinë.
Prof. Dërguti nuk ishte vetëm një udhëheqës akademik. Në një periudhë vendimtare për vendin, siç ishin fillimet e demokracisë, ai shërbeu për dy legjislatura si deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Për dy ish-deputetët Romeo Gurakuqi dhe Gezim Luli, ai është një model i rrallë i politikanit, për të cilin Shqipëria ka sot nevojë.
Në arsim, Prof. Dërguti kontribuoi me përkushtim si studiues, pedagog, autor tekstesh dhe redaktor shkencor, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar akademike dhe njerëzore.
Top Channel