”Nxorën armën, thanë do ju qëlloj”, Kapllanaj për TCH pas incidentit të rëndë me BKH: Nuk u identifikuan, shtynë nipin

16/04/2025 13:00

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier ku oficerët e policisë dhe BKH-së janë përplasur me punonjësit e ndërtuesit Shkëlqim Kapllanajt, i afërm i Agron Kapllanaj, ish-kryebashkiak i Ballshit dhe ish-eksponent i Partisë Demokratike.

Ky i fundit, në një reagim për Top Channel ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen duke pohuar se në parkimin e kompanisë ka shkuar një mjet i pa loguar rreth orës 18:00 dhe ka ngritur një dron.

Ky veprim sipas tij ka ngjallur dyshime të zyrtarëve që ishin brenda godinës.

Agjentët janë larguar pas këtij debati, tregon Kapllanaj, por janë pikasur nga disa të afërm të tij dhe mes tyre ka nisur një përplasje.

Kapllanaj pretendon se nuk kanë pasur informacion dhe nuk iu është thënë se ishin agjentë të BKH dhe nga këta të fundit sipas tij është nxjerrë edhe arma në formë kërcënimi.

Kapllanaj: Në orën 18:30 të ditës së djeshme në këtë vend ku ndodhemi tani la ardhur një makinë ML civile me katër civilë dhe një zonjë, të cilët kanë ngritur një dron duke bërë filmime brenda kompanisë. Ka ikur dhe është rikthyer pas 15-20 minutash, kur ka ardhur dhe ka bërë të njëjtin veprim, roja ka marrë drejtorin në telefon, i ndoshta ishin duke filmuar këtu, apo vend tjetër, në këtë moment del drejtori dhe tha po shkoj t’i pyes se për çfarë janë, del dhe i pyet për çfarë keni ardhur se këtu jeni në ambient privat, jo i thotë zonja jemi të interesuar për të blerë një pronë dhe po filmojmë pronën, ai i ka thënë që kjo pronë nuk është në shitje, nëse doni të filmoni shkoni në një vend tjetër dhe parkoni diku tjetër, i bën një foto targës të cilën ia kam kërkuar unë drejtorit që ta dimë se me kë kemi të bëjmë, se një njeri që vjen filmon ditën bën planin për natën. I thotë fshije foton ai I thotë jo, personi që ishte në timon thotë fshije se nuk e imagjinon çdo të të ndodhë ty, drejtori thotë se mua s’më ndodh gjë, nëse nuk e fshin foton do të të gjejë belaja, drejtori thotë unë foton e raportova tek pronari, në atë kohë shan me rob shpie drejtorin dhe pronarin, irritohet drejtori dhe më merr në telefon, pa zbritur mirë shkallët unë, ata largohen. Më tha duhet të bëjmë kallëzim.

I them policit a ka ndonjë titullar këtu, të lutem me një nga titullarët duhet të komunikoj. Dikush nga policët që mori targën tha nuk figuron në emër të askujt, kjo u bë më shqetësuese. Shefi i komisariatit më tha se janë punonjës policie, nëse janë policë nuk janë sjellë si policë se s’mund të fyejë, i thash a mund t’i sjellësh këtu, të më kërkojnë faljen dhe ta mbyllim këtë punë. Ndërkohë që unë isha atje, njerëzit e mi kanë parë makinën të parkuar, kanë qëndruar dhe i kanë kërkuar sqarime ju ishit tek subjekti jonë pse na shave, kush je, përsëri nuk janë identifikuar por kanë dalë dhe shtyrë nipin dhe u kanë thënë largohu që këtu, më pas shoferi ka dalë ka nxjerrë armën dhe ka thënë bëni pas se ju vrava.

Më pas i ka dalë para dhe ai ka thënë po mirë më qëllo, më pas ka ardhur policia dhe policia ka shkuar të qëllojë personin që ishte me armë në dorë, sepse edhe për policinë ishte i paidentifikuar. Në këtë moment personi që ishte me armë në dorë ka thënë jam punonjës i BKH, në atë moment menjëherë njerëzit e mi janë tërhequr, i kanë shoqëruar në komisariat, nipin dhe punonjësin e kanë çuar për masë sigurie, drejtësia le të flasi, kush e ka shkelur ligjin le ta ndëshkojë drejtësia, unë jam nga ata persona që vazhdoj të jem i palëkundur në mbështetje të drejtësisë, të SPAK, trë BKH, nuk ndryshoj mendim edhe pas këtij incidenti. Personat e tjerë nuk kanë kërcënuar veç shoferit, s’mund të bëjë pis një person një institucion.

Pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Fier me agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Operacionales, policia arrestoi tre persona.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta