
Hetimet rreth vrasjes së Ilaria Sulës vazhdojnë, teksa ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, vijon të jetë i burgosur, me prokurorinë që përpiqet të mësojë më shumë.
Së fundmi, ka reaguar dhe një djalë, të cilin Ilaria e kishte njohur në Tinder, të cilin nuk e kishte takuar kurrë.
Ai ishte pikërisht djali që Samson e përdori për të kamufluar krimin, të cilin e përmendte në mesazhet e Ilarias si personin me të cilin kishte fjetur.
Ai tregon për La Repubblica se me Ilarian kishte folur shumë pak me mesazhe, ndërsa nuk i kishte dëgjuar kurrë as zërin, e jo më të takohej me të.
“Ka qenë një njohje në fillim. Ne folëm pak dhe ajo më tregoi se ishte duke u ndarë nga një lidhje. Por vetëm kaq. Më pas, shoqet e Ilarias më telefonuan. Aty e kuptova që dikush u përpoq të më përfshinte dhe mua”, u shpreh i riu.
Ilaria u vra në mënyrë makabre nga ish i dashuri i saj, i cili tregoi se i mori jetën shqiptares në shtëpinë e tij dhe më pas e futi në një valixhe, duke e hedhur në një zonë pyjore jashtë Romës. Më pas ai përdori telefonin e 22-vjeçares për të fshirë gjurmët, duke u hequr si ajo dhe duke i thënë shoqeve të shqiptares se kishte shkuar në shtëpinë e një djali tjetër pranë Napolit.
Top Channel