Arrestohet aktori i famshëm William Levy, reagime të shumta në rrjetet sociale

16/04/2025 08:33

Aktori i njohur kubano-amerikan, William Levy, është arrestuar të hënën në Broward County, Florida.

Sipas autoriteteve lokale, 44-vjeçari, emri i plotë i të cilit është William Gutiérrez-Levy, u ndalua nga Zyra e Sherifit në Weston dhe më pas u transferua në burgun kryesor të Kontesë.

Ai akuzohet për dehje në një vend publik, shkaktim shqetësimi dhe shkelje të rendit publik.

Levy u paraqit përpara gjykatës të martën pasdite, ku gjykatësi caktoi një garanci prej 500 dollarësh dhe urdhëroi që ai të qëndrojë larg zonës ku dyshohet se ka ndodhur incidenti.

Deri në orët e vona të pasdites së së martës, aktori ndodhej ende në paraburgim.

William Levy është i njohur për rolet e tij në telenovela të njohura në botën latine, si dhe për paraqitjet në disa filma të Hollivudit, përfshirë “Girls Trip” dhe “Addicted” të Tyler Perry.

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, duke shtuar vëmendjen ndaj çështjes që pritet të zhvillohet në vijim.

Për momentin, as ish-partnerja dhe as fëmijët e yllit të telenovelës spanjolle nuk kanë komentuar situatën në rrjetet sociale.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta