
Armando Broja nuk ka bërë mjaftueshëm për të fituar një të ardhme afatgjatë te Everton, sipas analistëve anglez.
Lojtari i huazuar nga Chelsea zhvilloi ndeshjen e tij të dytë me skuadrën e Evertonit si titullar në fitoren e tyre 1-0 kundër Nottingham Forest në City Ground në Premier League të shtunën e 12 prillit.
Broja nuk arriti të realizonte një goditje të vetme gjatë 64 minutave që ishte në fushë dhe kjo bën të mendosh se lojtarit shqiptar po i mbaron koha për të bindur skuadrën e Goodison Park që ta bëjë të përhershëm huazimin e tij nga Chelsea për 30 milionë stërlina.
Ndeshja kundër Nottingham Forest ishte ndeshja e parë si startues i Brojës për Everton që nga humbja e tyre 2-0 kundër skuadrës së Nuno Espirito Santo në Goodison Park më 29 dhjetor.
Shumë shpresonin se 23-vjeçari do ta kishte rrëmbyer shansin me të dyja duart, por nuk ndodhi, duke e shtyrë David Moyes ta zëvendësonte atë me Beto pas rreth 60 mnutave lojë.
Duke vlerësuar performancën e Brojës në fundjavë, Michael Ball, ish lojtari i njohur I Evertonit, tha se sulmuesi tregoi cilësisë së tij, megjithëse në fund linte shumë për të dëshiruar.
Ish-mbrojtësi i Toffees, këmbënguli se loja ishte një mundësi e humbur për të huazuarin nga Chelseat.
“Duke bërë vetëm ndeshja e tij e dytë si startues për Everton, Armando Broja pati momentet e tij në pjesën e parë në Nottingham Forest”, shkroi Ball.
“Ai po përpiqej të nxitonte dhe pati një vrapim të mirë, të vogël mes dy ose tre mbrojtësve, por ka qenë e vështirë për Armandon me dëmtimet që ka pasur dhe duke u përpjekur të përshtatet në një stil të ri loje me një ekip tjetër. Ndërsa duket sikur ai ka qenë pranë për një kohë të gjatë, ai është ende vetëm 23 vjeç dhe po përpiqet të mësojë lojën. Ishte mirë të shihje se Moyes i jepte atij mundësinë e tij, por ndjehet disi si një mundësi e humbur,” përfundon ai.
Top Channel