Rusi, katër gazetarë dënohen me 5.5 vjet burg për “ekstremizëm”

15/04/2025 21:00

Gazetarët Antonina Favorskaya, Sergey Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Krieger dënohen me pesë vjet e gjashtë muaj burg në Rusi.

Një gjykatë në Moskë ka dënuar katër gazetarë me pesë vjet e gjysmë burg për veprimtari “ekstremiste”, veçanërisht për bashkëpunim me “Fondacionin Anti-Korrupsion” (FBK) të themeluar nga lideri i ndjerë i opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq në burg në vitin 2024.

Gazetarët Antonina Favorskaya, Sergey Karelin, Konstantin Gabov dhe Artyom Krieger u dënuan me pesë vjet e gjashtë muaj burg, sipas vendimit të gjyqtares Natalia Borisenkova.

E para që u arrestua më 24 mars 2024 ishte Antonina Favorskaya, gazetare e Sotavision. Ai akuzohej se kishte mbledhur materiale, duke krijuar dhe montuar video dhe publikime për FBK-në.

Favorskaya kishte deklaruar se aktakuza kundër saj kishte të bënte me raportimin e saj për burgosjen dhe vdekjen e Alexei Navalny. Ajo kishte shkruar nga qendra e paraburgimit ku po mbahej se ajo akuzohej për “ndihmë në organizimin e funeralit të Alexei Navalny”.

Në prill 2024, Sergei Karelin dhe Konstantin Gabov, të cilët punonin përkatësisht për Associated Press dhe Reuters, u arrestuan.

Kjo u pasua me arrestimin në qershor të gazetarit të Sotavision, Artyom Kriger.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta