
Turqia do të kundërshtojë këdo që përpiqet të pengojë Sirinë të arrijë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, paralajmëroi presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, duke përsëritur mbështetjen e tij të vazhdueshme për qeverinë siriane.
“Kushdo që përpiqet të pengojë Sirinë të arrijë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm, e them hapur këtë, do të na gjejë duke qëndruar përballë tij dhe në anën e qeverisë siriane”, tha Erdogan pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin Ankara.
“Ashtu siç nuk lejuam që Siria të ndahet përmes një korridori terrorist, nuk do të lejojmë që ky vend të ndahet përmes korridoreve të tjera”, paralajmëroi presidenti turk.
“Nuk ka asnjë mundësi për t’u rikthyer në periudhën para 8 dhjetorit në Siri. Me revolucionin e 8 dhjetorit, një epokë e re ka filluar në vend. Në vend që të testojnë kufijtë e durimit të Turqisë në Siri, disa aktorë duhet të vlerësojnë miqësinë e Turqisë, të sillen si shtet dhe jo si grup terrorist”, shtoi ai.
Lideri turk riafirmoi se Turqia do i japë prioritet paqes, drejtësisë dhe diplomacisë në një kohë që tensionet po përshkallëzohen dhe krizat e reja po shfaqen vazhdimisht.
Top Channel