Olympiacos shpallet kampion! Skuadra greke nga Pireu fitoi matematikisht, 3 javë nga fundi i sezonit

14/04/2025 15:35

Olimpiakos i Pireut fiton matematikisht titullin kampion në Greqi, kur kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi, skuadra e periferisë së Athinës mbyll llogaritë, pas triumfit 1-0 ndaj AEK-ut të Tomas Strakoshës, teksa kryeson me një diferencë +10 pikësh nga ndjekësit e Panathinaikosit.

Goli i El Kabit në minutën e 55-të në derbin ndaj AEK-ut solli edhe hipotekimin e titullit të 48-të në historinë e klubit bardhekuq.

Për sa i përket portierit të Kombëtares shqiptare, ai e ndoqi nga stoli këtë duel, ndërkohë që festa ishte e gjitha për vendasit edhe pse si gjithmonë në përballjet mes tyre nuk ka munguar tensioni.

Olimpiakosin rikthehet kështu tek titulli pas 3 vitesh.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta